INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO dhe Rusia ulen në bisedime pas dy vitesh

NATO dhe Rusia ulen në bisedime pas dy vitesh

Publikuar më: 18:13 08-04-2016

NATO dhe Rusia pritet të mbajnë këtë muaj bisedimet e para pas dy vitesh, kohë kur Moska nisi aneksimin e rajonit të Krimesë.

Të dërguarit e NATO-s dhe Rusisë do të diskutojnë në dy javët e ardhshme rreth procesit të paqes në Ukrainën lindore si dhe situatën në Afganistan.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se ende marrëdhëniet nuk i janë kthyer normalitetit. Stoltenberg theksoi se “nuk do të ketë kthim në normalitet deri në momentin që Rusia do të respektojë ligjin ndërkombëtar”.

NATO lajmëroi muajin e kaluar një zhvendosjen e një brigade të re ushtarake drejt Evropës Lindore.

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264