INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO do të armatosë ushtrinë e Kosovës, në 2021 gati për misione ushtarake në Afganistan dhe Irak

NATO do të armatosë ushtrinë e Kosovës, në 2021 gati për misione ushtarake në Afganistan dhe Irak

Publikuar më: 20:27 09-08-2019

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës do të kenë mundësinë prej vitit 2021 të marrin pjesë në misionet ushtarake në Irak dhe Afganistan.
Lajmin e konfirmoi komandanti i Forcave të Armatosura të Kosovës Rrahman Rama. Ai konfirmoi se Kosova do të pajiset me armatim të sofistikuar.

‘’E them me bindje të plotë që ushtarët e Kosovës, bashkë me Gardën Kombëtare të Ioëa-s të SHBASË, do të jenë në këto vende për misione ushtarake.

Bashkëpunimi me NATO-n dhe partnerët strategjikë vetëm është rritur. Kemi aq shumë përkrahje dhe aq shumë oferta sa nganjëherë nuk kemi kënd ta dërgojmë. Jemi në proces të disa kontratave dhe është sigurt që do të kemi armatim të sofistikuar siç e kanë vendet e NATO-s”, përfundoi gjenerallejtnant Rrahman Rama.

Në 14 dhjetor të 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019772052764893