INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO: Gjendje e jashtëzakonshme

NATO: Gjendje e jashtëzakonshme

Publikuar më: 18:09 22-03-2016

Pas ngjarjeve të rënda që tronditën ditën e sotme Brukselin, nuk mund të mungonte dhe qëndrimi i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i shqetësuar për sulmet e ndodhura mëngjesin e sotëm në kryeqytetin belg.

Stoltenberg në deklaratën e tij, ngushëlloi familjarët e viktimave dhe theksoi se duhet luftuar më shumë për luftën kundër terrorizmit.

Kjo është deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s:

“Jam thellësisht i trishtuar nga sulmet në Bruksel që ndodhën këtë mëngjes. Numri i  të vdekurve është numër tragjik.Ngushëlloj të gjithë ata që humbën familjarët dhe të dashurit e tyre, jam me popullin e Belgjikës. Duhet të rrimë të bashkuar në këto ditë të errëta për Europën. Ky është një sulm frikacak. Nuk do ta lejojmë terrorizmit ta humbë demokracinë dhe t’i mohojë liritë tona. NATO shpall gjendjen alarmante. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838