INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO vlerëson Turqinë! Arsyeja madhore…

NATO vlerëson Turqinë! Arsyeja madhore…

Publikuar më: 13:18 13-11-2018

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerëson rolin e Turqisë në Europë. Ai në një deklaratë tha se nuk është e mundur të ofrohet siguria për Evropën pa Turqinë e cila ka një rol kyç në luftën kundër terrorizmit.
Sipas , Anadolu Agency gjatë një fjalim në institucionin “German Atlantic Society” në Gjermani, Stoltenberg ka theksuar se vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Evropës.
Stoltenberg shtoi se mirëpret përpjekjet e vetë Evropës për të përmirësuar aftësitë e saj të mbrojtjes dhe se kjo do të forconte NATO-n nëse ajo bëhet në një mënyrë që forcon marrëdhëniet transatlantike.
Ai ka tërhequr vëmendjen se pas ndarjes së Britanisë nga BE, 80% e mbrojtjes së NATO-s do të përballohet nga vendet jo-anëtare të BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039