Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Qendra Koordinuese e Përgjigjeve të Katastrofave Euroatlantike të NATO-s, për përmbytjet. Në faqen zyrtare të NATO-s shkruhet se sipas autoriteteve shqiptare, përmbytjet dëmtuan më shumë se 4.500 ndërtesa, 36 centrale energjitike dhe dhjetra rrugë. Aleatët e NATO-s dhe vendet patnere si Bullgaria, Franca, Mali i Zi, Sllovenia dhe Sllovakia si dhe Austria ofruan asistencë, duke dërguar dhe mjete të ndryshme, gjeneratorë për energji dhe pajisje për strehimin e përkohshëm. Ndërsa pritet që të japen ndihma shtesë edhe në ditët në vijim.