INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

NATO: Në Shqipëri korrupsioni shkak për mos hapjen e negociatave për në BE[VIDEO]

Publikuar më: 13:58 22-09-2017

Pse vendet e Ballkanit dhe Shqipëria nuk po integrohen shpejt në BE? Kjo pyetje ka marrë përgjigje dhe nga NATO. Në një raport mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në Rajonin e Ballkanit, NATO dha këto arsye: Komisioni Europian i ka komunikuar Tiranës zyrtare në fund të vitit të kaluar se data e negociatave nuk do të hapej pa plotësuar dy kushte. Kushti i parë ishte që qeveria shqiptare duhet të rihapte dialogun politik me opozitën parlamentare dhe i dyti është që Shqipëria duhet të realizojë reforma cilësore në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave themelore.
NATO ka folur dhe për opozitën shqiptare që kishte kërcënuar në maj se do bojkotonte zgjedhjet e qershorit 2017, ndërkohë që kishte bojkotuar Parlamentin përkundër apelimeve të BE ndaj opozitës për t’u kthyer në kuvend për të miratuar reformën në drejtësi. Në raport shkruhet se reforma përfshin verifikimin e 750 gjyqtarëve, për të cilët NATO ka marrë si burim Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politiken e jashtme.
Por gjithësesi që kur këto kushte u vunë nga BE, NATO thotë se Shqipëria ka bërë përparime.
Por verifikimi i gjyqtarëve ka qenë prioriteti kryesor për Komisionin Evropian pasi e sheh këtë reformë se thelbësore për procesin e shumë të nevojshëm të reformës gjyqësore në vend.
Raporti i NATO-s për rajonin arrin në konkluzion se çështjet e korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor mbeten një shqetësim serioz dhe vazhdojnë të përbëjnë një problem të frikshëm që duhet të kapërcehet në rrugën drejt pranimit në BE. Aleanca sugjeron se sistemet politike të rajonit duhet të bëhen më transparente dhe të përgjegjshme, por media ka një rol potencialisht të rëndësishëm për të luajtur.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105