Këtë vit NATO, Aleanca e Atlantikut të Veriut, ka uruar të gjitha vendet e saj anëtare me një mesazh me video në të gjitha gjuhët e tyre.
Mesazhin e NATO-s e ka publikuar në Tëitter, edhe Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ia ka kthyer përshëndjen: "Gëzuar Vitin e Ri nga Shqipëria" shoqëruar me hashtagun "Ne jemi NATO".
Dhe video nis me gjuhën shqipe ku thuhet ‘Në këtë periudhë të vitit… e vijon më pas nga një fragment me gjuhët e vendeve të tjera të Aleancës,
Në fund të mesazhit shfaqet vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e mbyll me urimin: "Një Vit të Ri të lumtur dhe me paqe".