INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO për transformin e FSK-së: 'Është çështje e Kosovës por vendimi ...'

NATO për transformin e FSK-së: 'Është çështje e Kosovës por vendimi ...'

Publikuar më: 15:30 03-01-2019


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i vjen keq që Kuvendi i Kosovës vendosi të miratonte një sërë ligjesh që bënë të mundur transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve të Aleancës dhe Bashkimit Europian.

"Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, e kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, Këshilli Veri-atlantik duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim, i bërë në kohë të gabuar, nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të përqendrohen në përparimin në reforma dhe në dialog. Kam biseduar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe i kam informuar për diskutimin aktual midis anëtarëve të NATO-s ", tha Stoltenberg në një intervistë për një media të Malit të Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0051150321960449