INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO: Refugjatët sjellin edhe terroristë dhe kriminelë

NATO: Refugjatët sjellin edhe terroristë dhe kriminelë

Publikuar më: 17:04 02-03-2016

Ardhja e mijëra emigrantëve në Evropë sjell me vete edhe elementë kriminalë dhe terroristë.

Deklarata bëhet nga komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, i cili thekson se fluksi masiv i refugjatëve mbart edhe rreziqe të tjera pasi krijon mundësi edhe për fshehje të terroristëve dhe kriminelëve. Kjo mund të sjellë edhe rreziqe në rritje.

Gjenerali Breedlove i bëri deklarata të tilla gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan, ku theksoi se fushata ushtarake ruse në Siri, deri në muajin e gjashtë, e ka “acaruar gjerësisht problemin” e refugjatëve, që po largohen nga lufta civile atje.

Ai ka akuzuar Moskën dhe regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për përdorim të migrimit si armë për të lëkundur strukturat mbështetëse evropiane dhe për ta shkatërruar unitetin evropian.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0020620822906494