INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO: Të kërcënuar nga Rusia, raketat e saj arrijnë Europën në pak minuta

NATO: Të kërcënuar nga Rusia, raketat e saj arrijnë Europën në pak minuta

Publikuar më: 14:11 18-07-2019

Pas dështimit të zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe tensioneve në rritje mes SHBA dhe Turqisë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron kërcënimin që i vjen botës nga Rusia.

"Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1987 ndalon raketat afatshkurtra dhe të mesme dhe Rusia nuk po i përmbahet .

Situata është tejet serioze, raketat ruse të cilat janë në shkelje të qartë të traktatit janë në gjendje të arrijnë qytetet evropiane brenda pak minutave. Ne duhet të jemi të përgatitur për një botë me më shumë raketa ruse" nënvizoi shefi i Nato-s.

Stoltenberg shtoi se përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Turqi, dy anëtarë të rëndësishëm të organizatës, e përkeqëson situatën edhe më shumë ku në lojë tashmë është futur edhe Rusia e cila ka dërguar në Ankara një sistem raketash.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328