Fotografi australian Iranaeus Herok, i cili ka kaluar kohë në shkretëtirë së bashku me dronin e tij, ka sjellë shkrepje mbresëlënëse.
Emiratet e Bashkuara Arabe përfshijnë shumë më tepër se sa qiellgërvishtëset dhe qendrat tregtare luksoze të Dubait dhe Abu Dhabit. Këtë e kanë treguar fotot e tij. Një betejë e vazhdueshme mes natyrës dhe njerëzve. Peizazhi njerëzor është ndërtuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe qytete si Dubai janë rritur shpejt nga qyteza porte në metropole të mëdha në vetëm pak dekada. Megjithatë, natyra gjithmonë godet përsëri dhe fotot e mëposhtme tregojnë një pamje gati surreale dhe apokaliptike të shkretëtirës që gllabëron dalëngadalë autostradat e Emirateve.