INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nazime Visha “përulet” sërisht. Ja kërkesa e saj për gjykatën…

Nazime Visha “përulet” sërisht. Ja kërkesa e saj për gjykatën… "Mbrohet" dhe nga Manjani!

Publikuar më: 11:21 29-02-2016

Nazime Visha i ka nisur sërish një kërkesë Gjykatës të Tiranës, për të përfituar ulje dënimi ose për t’u liruar nga burgu. Visha kërkon, që të përfitojë nga ligji për amnistinë dhe ka depozituar sërisht kërkesën e saj.
Gjykata do të jepë më 5 Mars vendimin. Nazime Visha u dënua në vitin 2013 me 10 vite burg me akuzën e vrasjes me dashje ndaj Fiqiri Muçës. Nazime Visha deklaroi në atë kohë se e vrau për vetëmbrojtje, pasi viktima e keqtrajtonte dhe dhunonte, megjithatë mbrojtja e saj nuk u mor në konsideratë.

Edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dërguar Presidentit, Bujar Nishani, emrin e Nazime Vishës për të përfituar nga amnistia.
Propozimi i Manjanit bëhet në bazë të ligjit për faljen dhe sipas tij, kriteret ligjore për faljen e Nazime Vishës janë përmbushur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586