INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahen Ariana Grande dhe Pete Davidson e arsyeja është vdekja e ish-it të saj Mac Miller? [FOTO]

Ndahen Ariana Grande dhe Pete Davidson e arsyeja është vdekja e ish-it të saj Mac Miller? [FOTO]

Publikuar më: 16:20 15-10-2018

Ariana Grande dhe Pete Davidson i dhanë fund fejesës. Çifti raportohet sipas TMZ se, janë ndarë përfundimisht këtë fundjavë. Të dy thuhet se pranuan që, thjesht nuk ishte koha e duhur për të avancuar marrëdhënien e tyre, pavarësisht se ende kanë dashuri për njëri-tjetrin. Ariana dhe Pete njoftuan fejesën në muajin maj, vetëm pak javë pasi ishin lidhur, duke surprizuar të gjithë fansat.

Së fundmi këngëtarja shkroi disa mesazhe emocionuese, ku shprehej se po kalonte një kohë të vështirë dhe lutej për një ditë të mirë.

TMZ raporton se ndarja e tij nga jeta është një nga arsyet kryesore që çoi në ndarjen e çiftit të famshëm.

“Ariana ‘u mbyll’ në një vend të errët pas mbidozës fatale të ish të dashurit të saj. Ajo nuk fajësoi veten për vdekjen e tij pasi ndjen se bëri gjithçka që mundi për ta ndihmuar, por e la në një gjendje emocionale shumë të rënduar,”-tha burimi për TMZ.

Pas vdekjes së Miller, sipas burimit, këngëtarja kuptoi disa gjëra: “Ajo nuk mund të përfshihej plotësisht në marrëdhënien e saj me Pete. Dhe se kishte nxituar me vendimin për tu fejuar.

DANG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537