INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahen Hande Erçel dhe Kerem Bursin edhe shkak është Demet Özdemir?! Ja e vërteta!

Ndahen Hande Erçel dhe Kerem Bursin edhe shkak është Demet Özdemir?! Ja e vërteta!

Publikuar më: 11:26 11-02-2022

“Çifti i njohur turk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre!”, ishin titujt që mbushën gazetat javëve të fundit.

Bëhet fjalë për Hande Erçel dhe Kerem Bursin, për ndarjen e të cilëve thuhet se shkak u bë aktorja Demet Ozdemir, me të cilën Bursin do të jetë pjesë në një serial të ri.

Në fakt, aktori ka tentuar të pajtohet me të dashurën e tij përmes miqve të përbashkët, por Hande, nga ana tjetër, u ka thënë miqve të afërt se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ka kthim pas.

Sipas burimeve të ‘Hurriyet’, arsyeja e ndarjes është pikërisht bashkëpunimi i Bursin me Demet Ozdemir.

Të dy aktorët pritet të luajnë rolet kryesore në një serial që do të transmetohet në një platformë të njohur digjitale.

Hande, e cila e mësoi nga gazetat se Bursin do të ishte në të njëjtin projekt me Ozdemir, ka reaguar ashpër ndaj të dashurit të saj.

“Nuk e di pse. Këtë do ta mësoja nga gazetat”, ka thënë aktorja. Madje, u pretendua se Hande ka nisur të shoqërohet me ish të dashurin e saj, Murat Dalkiliç. Ata morën pjesë në një ndeshje basketbolli dhe kaq mjaftoi të thuhej se janë rikthyer bashkë.

Mirëpo, së fundmi është raportuar se Hande ka mbërritur për të parë ndeshjen me shoferin personal të Keremit. Përveç kësaj, ajo që ka tërhequr vëmendjen është këmisha që ka mbajtur veshur aktorja, që është e ngjashme me atë që ka veshur më parë dhe Kerem. Këto detaje tregojnë se mes çiftit çdo gjë është në rregull.

Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768