Prej disa vitesh, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur në mediat shqiptare dhe kjo për faktin që nuk e kanë pranuar kurrë publikisht lidhjen e tyre.
Mirëpo ka ndodhur edhe që t’i thyejnë “rregullat” pasi nuk i kanë rezistuar dot publikimit të fotove me çaste të ëmbla mes tyre dhe rasti i fundit ishte për ditëlindjen e Lorit ku Visi ndau me ndjekësit e tij një foto romantike dhe një urim të ëmbël për Lorin.
Por së fundmi po flitet se Lori dhe Visi i kanë dhënë fund lidhjes dhe arsye është bërë një e tretë. Madje shumë ndjekëse ia vënë në dukje këtë gjë fashionistes shqiptare, përmes komenteve në fotot e saj.
Në një foto të publikuar në “intv.al”, tregohen komentet e disa prej ndjekëseve që tregojnë se e kanë parë të dashurin e Lorit në një klub nate në kryeqytet me një tjetër femër. Gjithashtu burime për intv.al tregojnë se po Visi është parë me një vajzë tjetër dhe ajo është një modele shqiptare, por emri mbetet anonim.
E pasi “ngacmuan” njëri-tjetrin me foto në instastory, pamë që ata nuk ndiqen në INSTAGRAM. Por detaji që na bëri përshtypje është se Visi vazhdon të ndjekë motrat e Lorit ,Sarën dhe Redian dhe ka akoma fotot e Lorit në llogarinë e tij.
Madje në një lajm të postuar në instagramin e intvalbania lidhur me Visin dhe Lorin, një ndjekëse ka shkruar se i ka parë ata bashkë në një nga lokalet e kryeqytetit.
Ah sikur të bënin një reagim!