Ndoshta emri i tij nuk ju kujton shumë, ama zërin e tij e njihni të gjithë.
Për fat të keq është ndarë nga jeta Joe Alaskey, figura pas zërit të famshëm të personazheve vizatimorë Bugs Bunny, Daffy Duck, Tweeety dhe maçoku Sylvester.
Lajmi i hidhur është bërë publik mbrëmjen e së mërkurës nga vetë familjarët e Joe-it. Kujtojmë që Alaskey ka punuar për studion gjigande Warner Brothers që nga viti 1990 e deri në 1995-ën, ndërkohë që ka bërë edhe punë të tjera në fushën e dokumentarëve investgativë siç ishte ai "Murder Comes To Town" i transmetuar së fundmi në kanalet Discovery!