INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahen pas 1 viti lidhje çifti më simpatik i momentit [FOTO]

Ndahen pas 1 viti lidhje çifti më simpatik i momentit [FOTO]

Publikuar më: 12:17 04-07-2018

Halsey dhe G-Easy ishin një ndër çiftet më simpatikë që kishim parë kohët e fundit. Madje i adhuruam akoma më shumë pasi publikuan këngën “Him and I”, një këngë që ia kishin dedikuar njëri-tjetrit. Por lajmi që ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies se tyre pas 1 viti së bashku na ka trishtuar të gjithëve. Ka qenë Halsey që e ka konfirmuar vetë lajmin, e cila ka shpërndarë një Insta Story ku ka shpjeguar gjithçka. “Dua që jetën time ta mbaj private, por këtë e ndjej të nevojshme të informoj fansat. Unë dhe G-Easy kemi vendosur që të rrime larg njëri-tjetrit” 

11.3.jpg

 

Ajo ka shtuar se ka vendosur që t’i përkushtohet karrierës së saj muzikore dhe do i dedikohet totalisht turit të saj nëpër botë. “I uroj atij më te mirat” e ka mbyll postimin Halsey.
Na vjen keq ta themi, por “In the end, It’s not Halsey and G-Easy”.

11.2.jpg


Gjatë kohës që kanë qenë bashkë, reperi është arrestuar disa herë nga policia për abuzim me drogën teksa festonte në klube nate.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609