Pas një rrugëtimi të gjatë dhe një marrëdhënie të ndërlikuar mes të dyve, Sara dhe Atdheu dolën çift nga “Për’Puthen” për tu njohur më mirë jashtë.
Ndërkohë së fundmi kudo në rrjet u përfol se Sara dhe Atdheu i kishin dhënë fund lidhjes. Kjo pasi konkurrenti i “Përputhen” festoi ditëlindjen me vajza të tjera në klub, e më pas në jaht. Ai u pa në momente të nxehta me një brune dhe një bjonde, megjithatë u zbulua se ideatorja e kësaj surprize ishte vetë Sara.
Gjithsesi, dyshimet për një ndarje të mundshme mes tyre s’janë shuar ende, ndërsa Sara ka bërë një postim në Instagram, postim i cili flet shumë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto në të cilën shkruhet se është single.
Mirëpo se sa e vërtetë është kjo gjë, me siguri do e marrim vesh shumë shpejt.