Kohët e fundit Sindi dhe Seldi janë përfolur shpesh për një ndarje dhe mesa duket kjo është e vërtetë. Ndonëse dyshja nuk kanë thënë asgjë, veprimet e tyre i kanë konfirmuar aludimet. Ata i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin, nuk ndiqen në rrjete sociale dhe së fundmi, Sindi e ka thumbuar publikisht.
“Nëse mund ta ketë çdokush, nuk e dua”, ka shkruar ajo në një postim në Instastory, duke nënkuptuar se kjo mund të jetë dhe arsyeja pse ata i kanë dhënë fund lidhjes.