Ai është një nga aktorët më të mirë turq dhe padiskutim është “fiksim” i shumë femrave, të cilat janë njohur me të fillimisht në filmin “Delibal” e më pas në “Icerde”. Ndoshta nuk e dinit, por më parë Sarpi ka qenë ne një lidhje me komisaren “Sema” me të cilën ka luajtur në të njëjtin serial, por romanca e tyre përfundoi në muajin tetor dhe më pas u rikthyen sërish bashkë.
Mirëpo, lajmet e ndarjes së Çagatay Ulusoy dhe Duygu Sarisin kanë pushtuar çdo portal së fundmi. Dy të rinjtë kanë krijuar imazhin e çiftit jo tepër të qëndrueshëm, pasi janë ndarë dhe pajtuar shpesh herë.
Megjithatë, në çdo situatë, ata kanë zgjedhur që ta jetojnë lidhjen apo ndarjen e tyre jashtë syve të të tjerve. Së fundmi, çifti kanë qenë në një udhëtim në Amerikë, për një takim pune. Ata janë parë së bashku dhe tepër të afërt, duke hedhur kështu poshtë çdo aludim për një ndarje të radhës.