Duket se ka sërish krizë në lidhjen e Oriola Marashit dhe Eros Grezdës.
Disa muaj pas u ndanë siç u tha përshkak të distancës dhe keqkuptimeve që shkakonte largësia dyshja u bashkuan duke lënë prapa krizën.
Kjo ishte konfirmuar atë kohë edhe nga futbollisti në një paraqitje televizive.
E gjersa mendohej se gjërat po shkonin për mrekulli kemi sërish përplasje.
Të paktë kështu ka lënë të kuptohet një status i hedhur nga Erosi që nga të gjithë u mor si thumb për Oriolën.
‘’Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron’’, shkruhet në postimin e futbollistit.
Tashmë rrjeti po zien nga lajmi se bëhet fjalë për një ndarje të sërishme por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë çifti.