IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ndahen Tuna dhe Cozman për shkak të Noizy-t?

Ndahen Tuna dhe Cozman për shkak të Noizy-t?

Publikuar më: 14:09 31-03-2016
Telenovelës “Tuna - Cozman” duket se i ka ardhur fundi.
Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për një ndarje mes tyre, pasi e njëjta gjë u tha edhe muaj më parë derisa ata  u panë të fotografuar bashkë në një nga clubet e Londrës. Por këtë herë duket se është përfundimtare dhe të dy kanë vendosur t’i japin fund lidhjes 3 vjeçare e kjo vjen vetëm pak ditë pas deklaratës që reperi, Noizy, bëri i ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”.
 
Fundi i emisionit ka qenë një sfidë për Noizyn duke qenë se i është dashur të pijë një gotë whiskey për çdonjërën nga femrat e showbiz-it me të cilat kishte fjetur dhe doli që Tuna kryesonte “listën”. Burime të afërta me çftin, e pohojnë ndarjen e tyre duke thënë se këngëtarja ka vendosur që të mos kthehet më me Cozman, duke i dhënë fund edhe  bashkëjetesës së tyre. Madje edhe fakti që reperi ka udhëtuar këto ditë drejt Londrës, e përforcon vërtetësinë e këtij lajmi. Megjithatë, për aq kohë sa vetë çifti nuk ka bërë asgjë publike, mbetet e hapur mundësia që ky të jetë provokimi i radhës i çiftit dhe ju t’i shihni sërish papritur në ndonjë club ose më mirë akoma, në ndonjë bashkëpunim.
 
 
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266