Zërat që po qarkullojnë së fundi tregojnë se çifti Zayn-Gigi janë ndarë që prej dy javësh.
“Zayn vendosi të largohet prej saj 2 javë pas ditëlindjes së 21-të të Gigi-t. U ulën bashkë për drekë dhe i shpjegoi të gjitha arsyet e veta!” – deklaron e përjavshmja “Life & Style Magazine”. Lidhja e tyre ishte bërë inspiruese për shumë të rinj por ja që çdo gjë e bukur e ka një fund. Me siguri Gigi po e përjeton shumë keq këtë ndarje sepse nuk mendonte të merrte fund kaq shpejt.