Bruna Marquezine, të cilën para pak ditësh ne e pamë në “Instagram-in” e saj duke u relaksuar e vetme buzë detit, mesa duket e ka vendosur përfundimisht që lidhja e saj me Neymar të mbarojë.
Marquezine i bëri komentet përkatëse në një ngjarje në Brazilin e saj, të enjten, por nuk pranoi të hynte në detaje rreth ndarjes.
23-vjeçarja thotë se ndërprerja e marrëdhënieve ishte një vendim i marrë nga Neymar dhe se ende ekziston “shumë dashuri” mes të dyve. “Ishte një vendim që erdhi prej tij, por ka shumë respekt e shumë dashuri për të dhe për gjithçka kemi jetuar, – tha ajo në një intervistë. – Ju e dini që zakonisht nuk flas për jetën time personale. Do të flas për këtë, sepse duhet të flas, por do të jetë vetëm një herë”.
Ata ishin një çift shumë i këndshëm, por mesa duket distanca midis lidhjes ka krijuar goxha probleme duke çuar në këtë vendim.
Për më shumë lajme, foto e video interesante na ndiqni në INSTAGRAM e insports.al