Çifti i famshëm Ozzy dhe Sharon Osbourbe i kanë dhënë fund martesë së tyre 33 vjeçare.
Edhe para kësaj ndarje, e cila duket se është përfundimtare , ata ishin ndarë edhe njëherë në vitin 2013 për arsye se rokeri i famshëm filloi të kishte probleme serioze me alkoolin dhe drogën. Edhe pse ky lajm ende nuk është konfirmuar , zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit. Këtë here nuk përfshihen droga dhe alkoli por tradhëtia. Sharon është shprehur se bashkëshorti i saj kishte lidhje intime me parukieren e njohur Michelle Pugh. Tashmë as buqetat e mëdha me lule dhe as dhurata nuk i bëjnë punë Ozzy-t për të kërkuar falje.