Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja bukuroshe Heidi Lushtaku kanë qenë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë.
Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar për “RevistaWho.Com” ata treguan se ishin duke kaluar një dashuri si në përalla. Gjithashtu dyshja pranuan se ishin duke menduar seriozisht për kurorëzimin e dashurisë së tyre me një dasmë.
Mirëpo së fundmi diçka e papritur ka ndodhur, Robin dhe Heidi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotot që kishin së bashku. Nëse bëhet fjalë për një krizë mes tyre apo nëse i kanë dhënë fund lidhjes përgjithmonë mbetet për t’u parë në vazhdim.