INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet çifti i Përputhen? Bruno poston foto të një vajze tjetër dhe hedh kunja ndaj Anës!

Ndahet çifti i Përputhen? Bruno poston foto të një vajze tjetër dhe hedh kunja ndaj Anës!

Publikuar më: 16:30 22-05-2022

Bruno dhe Ana mund t'i kenë dhënë fund lidhjes. Ky është lajmi që po qarkullon sot pas disa postimeve të dyshimta nga Bruno, i cili ka fshirë dhe të gjitha fotografitë me Anën.

 

Ai ka postuar foton e një modeleje suedeze Amanda Khamkaew dhe ka shkruar: “Nëqoftëse ajo nuk vjen në Manastir apo në Pasqyra ose Ksamil me ty, të bëjë foto kështu me shishen e ujit Pana në dorë plus të duket si Amanda Khamkaew, por zgjedh të hedhë shishet e GreyGoose dhe Moet në një natë vere me fishekzjarrë midis club-it, ajo nuk është për ty mik”.

 585005D2 ED8F 40DF A6E4 11F868DBA043

Në postimin tjetër Bruno vazhdon: “Nëqoftëse ajo nuk mërzitet në këtë pozicion e të duket kështu, kur në verë për mëngjes ka veç krudo në restorant dhe jo bukë me vezë dhe djathë jugu, ajo nuk bën për ty mik”, dhe kaq është dashur që këto postime të merren si kunjë për Anën.

 BFF5A452 EDB8 4DC4 8163 7B1FA502E301

Para dy ditësh Bruno ka postuar një fotografi nga spitali ku dukej në gjendje jo të mirë shëndetësore. Po atë ditë Ana ishte pjesë e një live bashkë me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Bledin. Ajo u pyet nga fansat për gjendjen shëndetësore të Brunos dhe pse nuk ishte pranë tij në ato momente, por përgjigja që dha ngre shumë dyshime.

 

“Ajo foto është e vjetër”, ka thënë Ana duke lënë shkas të mendohet për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Article Logic
Execution time: 0.0025599002838135