Ajo gjithnjë është treguar e rezervuar sa i përket jetës së saj personale.
Megjithatë, Samanta Karavella jo pak herë është bërë pjesë e lajmeve rozë për disa lidhje. Ndërsa këtë herë këngëtares i ka ardhur, ndoshta mesazhi më i çuditshëm që mund të ketë marrë ndonjëherë. “I dashuri im të dashuron. Por, tanimë ne jemi ndarë. Uroj që ai të të takojë”, i shkruan një vajzë këngëtares. Jo më kot e ka quajtur “mesazhi i ditës” pasi jo çdo ditë Samanta merr mesazhe të tilla.