25 vjeçari me inicialet A.B është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka hyrë me dhunën në banesën e ish partneres dhe e ka dhunuar.
Ngjarjen e ka denoncuar vet 22 vjeçaria, ish e dashura e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është futur në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses S.G., vjeçe 22, banuese me qira në Tiranë. Punohet për kapjen e A.B. Nenet 130/a dhe 112 të Kodit Penal.