Koronavirusi i ka marrë jetën Raymundo Capetillo, aktori i njohur i telenovelave meksikane.
Aktori u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me koronavirus. Mbesa e tij tregoi në rrjete sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar derisa ai humbi jetën në moshën 76-vjeçare, pas komplikimeve nga Covid-19.
Raymundo Capetillo luajti në shumë telenovela disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”, “Zemër e egër” etj.