Peter Mayhew, interpretuesi i Chewbacca në sagën “Star Wars”, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Aktori, sipas familjes së tij, u dha lamtumirën të dashurve më 30 prill ndërsa gjendej në shtëpi i rrethuar nga familjarët.
Së fundmi, Mayhew kishte lënë trashëgiminë e interpretimit të Chewbacca në filmat e fundit “Star Wars”, për shkak se kishte vështirësi për të lëvizur.
Aktori i kishte dhënë jetë edhe fondacionit ‘Peter Mayhew’, që mundohej të lehtësonte pasojat e “sëmundjeve, dhimbjeve, vuajtjeve dhe problemeve ekonomike”.