I konsideruar si një ndër ikonat e teatrit të Durrësit, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.
Aktori Milto Profi bënte pjesë në plejadën e artistëve që kontribuan në teatrin "Aleksandër Moisiu", aty ku luajti dhjetra role, i njohur veçanërisht për ato me karakter komik.
Profi filloi të punonte si aktor në moshën 30 vjeçare dhe njihet nga role në pjesët "Prefekti" e "Martesa", "Mulliri i Kostë Bardhit", "Njerëz mbi shkëmb", "Çështja e inxhinjer Saimirit".
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së tij, ndërkohë homazhet për aktorin e ndjerë do të zhvillohen në teatrin "Aleksandër Moisiu" të enjten.