Aktorja e njohur Elsa Raven ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 91 vjeçe.
Ajo do të mbahet mend si aktorja që ka luajtur në një ndër skenat më prekëse të filmit Titanic, kur teksa po përmbytej anija, ajo përqafohet me bashkëshortin duke pritur vdekjen.
Foto/ Ndërron jetë aktorja e skenës prekëse të Titanic
Kjo skenë prekëse u bë gjithashtu pjesë e videoklipit të Celine Dion, “My Heart Will Go On”, kënga cover e filmit që u bë e famshme në mbarë botën.
Raven u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Ajo ishte gjithashtu pjesëtare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, pjesë e trupës që jep Oskar-et.