Aktorja Elida Cangonji është ndarë nga jeta në Francë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Ajo ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në moshën 64 vjeçare për shkak të një leuçemie akute. Cangonji ka luajtur një sërë rolesh protagoniste, si Eleni në filmin “ Në Kufi të Dy Legjendave” apo mësuesja te “Shtigje lufte”, por personazhi i saj ikonë mbetet padyshim Zana në filmin “Rrugë të Bardha” ku biseda telefonike me Dedën mbetet e paharruar në kinematografinë shqiptare. Së fundmi ajo kishte ushtruar profesionin e mjekes psikiatre, ndërkohë që do të mbetet në kujtesën e publikut shqiptar për të kaluarën e saj artistike, kryesisht për filmat e viteve 60’.