INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta artistja e madhe e muzikës shqiptare, Anita Take

Ndahet nga jeta artistja e madhe e muzikës shqiptare, Anita Take

Publikuar më: 20:15 12-01-2017

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 83 vjeccare, zëri i artë i muzikës së lehtë shqiptare, këngëtarja, Anita Take. Ngjitja e saj në skenë daton rreth 50 vite më parë, me një karrierë shumë të pasur, ku këngët e saj këndohen akoma edhe sot.   

E lindur në një familje që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.Debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë. Anita Take është nderuar me çmimin "Naim Frashëri i Artë".

Këngëtarja e madhe me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0022079944610596