INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta babai i moderatores së njohur, prek zemrat e të gjithëve: 'Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura' [FOTO]

Ndahet nga jeta babai i moderatores së njohur, prek zemrat e të gjithëve: 'Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura' [FOTO]

Publikuar më: 12:18 12-01-2019

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta babai i moderatores Julka Gramo.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, Julka ka treguar se si për ironi të fatit ditën sot e nisi me shumë pozitivitet, por iu desh ta mbyllte me ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur.

zxfhjgdzfgjh.JPG

“Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen DeGeneres dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa e ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të…Jam krenare për njeriun e fortë, të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë… ‘Të jetosh në zemrat që ne lëmë pas nuk do të thotë të vdesësh’”, – ka shkruar moderatorja.

dzfhghjmhj.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762