INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së, mesazhe ngushëllimi nga Rama, Nishani dhe Meta

Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së, mesazhe ngushëllimi nga Rama, Nishani dhe Meta

Publikuar më: 18:26 26-05-2017

Deputeti i LSI në Lezhë Gjovalin Kadeli ka ndërruar jetë sot në moshën 53-vjeçare si pasojë e sëmundjes së rëndë, pankreatit akut. Kadeli ka ndërruar jetë një muaj pasi është shtruar në një spital në Itali.
Mësohet se deputeti Kadeli para dy vitesh humbi edhe të shoqen në moshë të re nga një sëmundje e rëndë. Sot Kadeli ka lënë jetimë dhe të vetëm 4 fëmijët e tij të cilët brenda dy vitesh përjetuan dy ngjarjet më të trishta që iu ndryshuan jetën.
Vdekja e deputetit Gjovalin Kadeli ka prekur të gjithë opinionin publik shqiptar. Një nga bashkëpuntorët e tij më të afërt për një kohë të gjatë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Në atë që shkruan Rama, shpreh konsideratat më të larta për Kadelin. Në mesazhin e tij Rama i shpreh ngushëllimet fëmijve dhe famlijrave të tjerë të Gjovalin Kadelit.
Mesazhi i plotë i Edi Ramës:
Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës. Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë...
U prehsh në paqe Kadel!

Edhe presidenti i zgjedhur, ish-kryetari i partisë nën siglën e së cilës kandidoi i ndjeri Kadeli, ka dhënë një mesazh ngushëllimi për fëmijët dhe familjarët e afërt.

Mesazhi i plotë:

Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli.
Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo është një humbje e pazvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë.
Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe rëspekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilet ndanë me të jo vetëm humorin tij të casteve të gëzuara por edhe vëmëndjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin!
U prehtë në paqe shpirti i tij!

Ilir META

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të deputetit Gjovalin Kadeli.

“Të dashur fëmijë e familjarë të Gjovalinit,

Me hidhërim të madh e dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të babait e të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’ju shpreh juve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, duke ju siguruar se në cilësinë e Kreut të Shtetit gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë ditë tejet të vështirë!

Me largimin e parakohshëm nga jeta të Gjovalinit, fëmijëve, të afërmve, bashkëqytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve dhe të tij të shumtë do t’i mungojë pamasë prania e tij, por edhe pjesëmarrja e kontributi në jetën parlamentare e politike të vendit tonë.

Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera dhe Gjovalinit i pastë dritë shpirti përjetësisht!
Bujar Nishani

 

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004