Një nga aktorët që për shumë vite ka qenë një nga figurat më të dashura e të preferuara për shqiptarët dhe jo vetëm, ka ndëruar jetë.
Carlo Pedersoli ose siç ne e njohim ndryshe, Bud Spencer, u nda nga të dashurit e tij ditën e hënë në moshën 86-vjeçare. Ka qenë djali i ikonës së kinematorgrafisë italiane ai që e bëri të ditur lajmin duke thënë se fjalët e fundit të aktorit ishin vetëm “Faleminderit!” Bud Spencer do të kujtohet gjithmonë me gjurmët që ka lënë në historinë e kinemasë me filma si “They Call Me Trinity” apo “God Forgives… I Don’t”!