Është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 75-vjeçare ish deputeti i PD-së Ismet Ferizaj.
Shkak për vdekjen e tij është një sëmundje e rëndë prej të cilës vuante prej kohësh.
Ismet Ferizaj njihet ndryshe dhe si themeluesi i PD-së në Kavajë në vitet 1992-1997 si dhe themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përcolli një mesazh ngushëllimi.
"Me hidhërim ndava sot lajmin e ndarjes nga jeta te z. Ismet Ferizaj. Patriot i shpërngulur nga Kosova bashke me familjen e tij, i ndjekur nga regjimi komunist, ai ju bashkua qe ne fillim Partise Demokratike, si themelues e me pas deputet ne Kuvendin e Shqiperise. I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual. Per kontributin e tij te shquar qyetar, politik dhe intelektual, Bashkia Kavaje e ka nderuar me titullin e larte “Qytetar Nderi”. Mendimet dhe lutjet e mija jane me familjaret dhe te afermit e tij qe percjellin sot njeriun e tyre te dashur. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues. U prehte ne paqen e Zotit!"