U prehtë në paqe!
Është gjetur i pajetë në banesën e tij këngëtari fierak Vilson Shaho. Shaho vdiq në moshën 63-vjeçare, ndërsa motivet e vdekjes ende nuk bëhen të ditura. Të afërmit e tij dhe fqinjët e kanë gjetur trupin e tij në banesë. Vilson Shaho ka mbaruar Akademinë e Arteve, ndërsa është i njohur në Fier si këngëtar i muzikës kanto.
Shaho i përket brezit të vjetër të këngëtarëve, dhe gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin e 1-rë të Interpretuesve, në vitin 1983. Por Shaho ishte me precedent penal pasi në vitin 2014 është arrestuar nga policia për plagosjen me thikë të një 30-vjeçari. Nuk dihet nëse vdekja e tij ka të bëjë me këtë ngjarje të ndodhur 4 vite më parë, sakq pritet që të zbardhen shkaqet e vdekjes.