Të gjithë ishin në ankth për jetën e liderit legjendar të Ferrarit. Përveç problemit në shpatull për të cilin ai u operua, Marchionne vuante dhe nga kanceri në mushkri. Fiat e zëvëndësoi atë javën e kaluar pasi pritej që rikuperimi i tij të zgjaste shumë. Sot kompania deklaroi që ndodhi ajo të cilës ata i trembeshin më shumë.
Sergio Marchionne, CEO i Ferrari dhe Fiat-Chrysler u nda nga jeta sot në mëngjes në një spital në Zvicër. Gjendja e tij ishte rënduar shumë pas një operacioni të kryer një javë më parë dhe sot mjekët nuk mundën që të bënin më asgjë për të mbajtur në jetë 66 vjeçarin.
Marchionne njihet si njeriu që riktheu grupin Fiat në një superfuqi. Falë punës së tij kompania arriti që të zhvillonte një mori makinash nga më ekonomiket e deri te më të kushtueshmet.
Ai u operua dy ditë më parë në shpatull, por gjendja e tij pas operimit doli nga kontrolli. Doktorët e kkaluan në koma të kontrolluar, ama ai nuk u përmirësua. Sot Fiat doli me një deklaratë ku shpallte këtë ditë si ditë zie për kompaninë.
Më poshtë duket qartë problemi i tij me shpatullën: