Është ndarë nga jeta ditën e sotme legjenda e "Tottenham", Alan Gilzean. 79-vjeçari e humbi betejën me tumorin në tru të cilin e zbuloi pak javë më parë.
Gilzean kishte një karrierë dhjetëvjeçare në klubin e "Tottenham". 79-vjeçari lindi në Skoci, ishte një nga kontribuesit e klubit që fitoi ligën skoceze në vitet 60' dhe ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Europës.
Gilzean kaloi 10 vite në Londrën e Veriut dhe më pas dha dorëheqjen nga futbolli pas humbjes së "Tottenham" në finalen e Uefa Cup në Feyenoord.