Superylli i muzikës pop është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në moshën 53 vjeçare.
George Michael, i cili u bë i famshëm me grupin Wham! përpara se të shiste 100 milionë disqe gjatë karrierës së tij si artisti solo, mësohet të ketë “ndërruar jetë paqësisht” ditën e djeshme në shtëpi. Ish menaxheri i këngëtarit, Michael Lippman, ka pretenduar se artisti britanik ka vdekur në krevat pasi i ka “pushuar zemra”. Të shumta kanë qenë homazhet, ku spikasin kryesisht ish shoku i tij i bandës Andrew Ridgeley dhe miku i ngushtë Elton John të cilët postuan mesazhe të ndjera në rrjetet sociale ndërkohë që u shprehën në gjendje të thellë shoku.