INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta legjenda e peshëngritjes

Ndahet nga jeta legjenda e peshëngritjes

Publikuar më: 12:04 18-01-2017

Ymer Pampuri, legjenda e peshëngritjes Yështë ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, si pasojë e nja ataku kardiak.

Pampuri u shpall kampion Bote në Olimpiadën e Mynihut në vitin 1972.

I ndjeri fillimisht ka pasur një pasion për cirkun.

Në moshën 7-vjeçare pasioni i tij ka qenë cirku, por më pas do të bëhej peshëngritja.

Talentin e tij për peshëngritjen e ka zbuluar Telat Agolli, i cili mandej e mori Ymerin në palestër dhe nisi ta stërviste.

Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 Nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës.

Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë.

Çmime të tjera që ai ka marr kanë qënë titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”,si dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Por në vitin 1981 hoqi dorë përfundimisht nga sporti, që i kishte dhuruar aq shumë emocione për disa vjet radhazi dhe u rikthye në mjediset e Cirkut të Tiranës, aty ku do të dilte në pension në moshën 50-vjeçare.

Pasi doli në pension në vitin 1994, Ymer Pampuri kërkoi të punonte për të fituar jetesën.

Article Logic
Execution time: 0.0021378993988037