INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta legjenda e sportit shqiptar

Ndahet nga jeta legjenda e sportit shqiptar

Publikuar më: 14:02 18-01-2017

Peshëngritja shqiptare humbet legjendën e saj, Ymer Pampurin, të ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

I lindur në 30 prill të vitit 1944, Ymer Pampuri ka bërë historinë e kësaj disipline sportive në vendin tonë, pasi në 29 gusht të vitit 1972 ai u shpall kampion bote duke thyer edhe rekordin olimpik të japonezit Mijake me 127.5 kg.

Ymer Pampuri në moshën 20-vjeçare u shpall kampion i vendit teksa ngriti peshën 120 kg. Në 1972 ai përfaqësoi Shqipërinë edhe në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Rumani, ku ngriti 125 kg për t'u renditur në vendin e dytë për shkak të peshës trupore.  

Ymer Pampuri është nderuar edhe me çmimin “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe me urdhrin “Naim Frashëri”. Në vitin 2006, në moshën 63-vjeçare, Pampuri mori pjesë në një turne botëror së bashku me peshëngritës të tjerë që ishin tërhequr, aktivitet ky që u mbajt në Francë.

Article Logic
Execution time: 0.0035312175750732