INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta Mihal Luarasi, regjisori i njohur që çmendi Enver Hoxhën me artin e tij

Ndahet nga jeta Mihal Luarasi, regjisori i njohur që çmendi Enver Hoxhën me artin e tij

Publikuar më: 20:20 30-10-2017

Ka lënë këtë botë sot një nga regjisorët më të njohur dhe njëherësh me fatkeqët në vend. Bëhet fjalë për Mihal Luarasin, njeriun që drejtoi Festivalin e 11 në vitin 1972 dhe dramën e famshme “Njollat e Murrme”, vepra që e dërgoi në burg dhe në internim nga Enver Hoxha.

Luarasi ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, pas një shëndeti të komplikuar vitet e fundit.

Luarasi është mishërimi i vërtetë i diktaturës komuniste. Ai ishte një nga sendërtuesit e saj si një ish-partizan e ish-komunist, por që sistemi për të cilin luftoi i shkatërroi jetën, mu prej pasionit për artin, e sidomos teatrin.

Pika e kthesës e fatit të tragjik do ishte si Festivali 11-të, ku dhe prezantuese ishte e shoqja e tij, Edi Luarasi, po ashtu një figurë e njohur skenike, si dhe drama e një tjetër ish-komunisti e më pas të persekutuari, Fadil Paçramit, “Njollat e Murrme”

Pra që të dy, te tre së bashku me Edin, do ishin pjesë e asaj elite kulturore të ndëshkuar në vityet ’70-të nga Enver Hoxha, mes të cilëve dhe familja Lubonja, me Todin, Lirinë dhe Fatosin .

Madje mësohet që diktatori, pas vënies në skenë të “Njollave” të jetë shprehur se ky ishte një “puç i një korçari dhe shkodrani”, respektivisht për Luarasin e Paçramin.

Pas viteve 90 kur doli nga burgu nuk u mor kurrë me politikë dhe as nuk vuri në pah se ishte i përndjekur. Thjesht vuri në skenë dramat e tij.

Jetëshkrimi

Mihal Luarasi lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë.

Në teatër për herë të parë si regjisor paraqitet me tragjedinë Shilerit “Intrigë dhe dashuri” në 1957 me shumë sukses në Teatrin Popullor, spektakël qe qëndroi në repertor shtatë vjet dhe u luajt më së 300 herë.

Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973 : Luarasi – Spahivogli – Mani.

Për arsyet që dihen, në Teatrin Kombëtar Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik, si : “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë” (fituese e te gjitha çmimeve te para në Festivalin e II-te kombëtar të teatrove), “Mosha e bardhë”, “Banorët e shkallës nr. 6”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tille”. Më 1966 ve për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në 1973 vuri në skenë dramën e Tennessi Ëiliamsit “Orfeu zbret në ferr”, dramë që u ndalua në provat e përgjithshme.

Është regjisor i dramës “Njolla te murrme” me trupën e Korçës me të cilën fitoi të gjitha çmimet e para në Festivalin e IV kombëtar të teatrit 1969. Pas tre ditësh spektaklin e pa diktatori Enver Hoxha dhe e dënoi si vepër armiqësore.

Ne dhjetor 1990 largohet në Hungari. Më 1991-1992, vë në skenë në Budapest dramën e Rexhep Qosjes “Vdekja e një mbretëreshe”. Më 1995 e fton Teatri Kombëtar në Tiranë dhe vë në skenë dramën “Hekurat” të dramaturgut hungarez Göncz Arpad. Mihal Luarasi është regjisor i disa spektakleve te mëdha në Teatrin e Operas e dhe Baletit, si “Karmen”, “La traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, etj.

Gjate qëndrimit ne Hungari, ka botuar një sere shkrimesh mbi teatrin në shtypin hungarez dhe atë shqiptar. Në vitin 2003 u botua libri i tij “Teatri Kombëtar në udhëkryq” dhe pas dy vjetësh libri i dyte me shkrime mbi teatrin dhe arte të tjera “Kujtesa që nuk flë”.

Ne vitin 2001 Luarasi shkruan dramën “Gomone” që u vu në skenë në TK, në 2003, nga regjisori Gezim Kame. Në këtë vit ai kthehet përfundimisht nga Hungaria. Vë në skenë në TK dramën e Ruzhdi Pulahes “Streha e të harruarve” në 60 vjetorin e Teatrit Kombëtar. Në 2006 shkruan dhe vë në skenë dramën “Korbi bardhe” që vazhdon të shfaqet me sukses (2007). /Tema

 

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646