Luan Hajdaraga ish ministri i Mbrojtjes dhe ish deputeti i PS është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 69-vjeçare.
Mësohet se Hajdaraga ishte i shtruar prej kohësh në spitalin Nënë Tereza si pasojë e një hemoragjie që pësoi në tru teksa ishte duke u kthyer për nga Maqedonia për në Shqipëri.
Për rastin e ish deputeti qeveria miratoi një shumë 1.9 milion lekë për kurimin e tij.
Luan Hajdaraga ishte Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1998 – 2000.