Presidenti i Vietnamit, Tran Dai Quang, ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare. Agjencia vietnameze e lajmeve njoftoi se Quang ndërroi jetë në spitalin ushtarak në Hanoi pas një sëmundje të rëndë. Quang ne 2017-ën mirëpriti presidentin e SHBA-së, Doanld Trump, me rastin e vizitës së tij të parë në një vend komunist. Dalja e tij e fundit ishte të mërkurën në takimin e Politbirosë të Partisë Komuniste të Vietnamit dhe pranimit të delegacionit kinez. Si president i vendit Quang u zgjodh në prill të vitit 2016. Më parë ishte ministër i sigurisë, sekratar i Komisionit Qendror të Policisë, si dhe anëtar i Kuvendit Popullor.