INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta ushtari më i vjetër i Luftës së dytë botërore, 110 vjeç

Ndahet nga jeta ushtari më i vjetër i Luftës së dytë botërore, 110 vjeç

Publikuar më: 09:42 06-05-2016

Veteran më i vjetër amerikan është ndarë nga jeta në moshën 110 vjeçare. Frank Levingston ka marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka një histori të veçantë.
Levingston u rekrutua në ushtrinë amerikane më tetor 1942. Sipas Arkivit Kombëtar, ai ka parë 19 presidentët amerikanë të qëndrojnë në detyrë.
Nipi i tij ka thënë për ABC News se xhaxhai i tij ndjeu detyrimin për t’i dhënë Atdheut çdo gjë që ai mundte dhe ai ishte shumë i emocionuar për këtë, e se ai dha më të mirën e tij.
Jee Levingston ka shtuar se xhaxhai i tij ka lindur më 13 nëntor 1905, në Cotton Valley, Luiziana dhe se të dy prindërit e Frank vdiqën kur ai ishte shumë i ri. Ai tregon se Frank ishte shtylla e kësaj familjeje dhe kurrë nuk u martua, por ai ishte krenar që u kujdes për fëmijët e vëllait dhe motrës e  ishte një person i thjeshtë, që shoqërohej me njerëz të të gjitha niveleve, nga të paarsimuar, tek ata me nivelin me të lartë të arsimit.
Frank ka marrë dhe nga Shtëpia e Bardhë një letër falënderimi për shërbimin e tij, në ditëlindjen e 110 vetëm pak kohë para se të largohej nga jeta. Ndërsa një vit më parë, Frank Levingston vizitoi Uashingtonin, në ceremoninë e përkujtimit të sulmit 74-vjetorit të sulmit në Pearl Harbor dhe vendosi një kurorë në Memorialin Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168