Çifti simpatik Tyga dhe Kylie Jenner duket se i kanë dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së tyre.
Sipas TMZ, çifti është ndarë pas një zënke të shëmtuar që patën pak para eventit Met Gala. Por nuk mendojmë të jetë vetëm kjo arsyeja. Edhe fakti që vëllai i Kylie, Rob Kardashian është në pritje të një fëmije me ish partneren e Tygas, Blac Chyna, mund ta ketë acaruar edhe më tej situatën mes çiftit. Madje Blac ka edhe një djalë me 26 vjeçarin. Edhe pse reperi dhe 18 vjeçarja Jenner ishin në një lidhje që prej vitit 2014, ata nuk kanë ngurruar t’i japin fund përfundimisht kësaj lidhjeje. Madje Tyga duket se nuk humbet kohë aspak sepse prej disa ditësh është parë në shoqërinë e një modeleje.